Ina Zhupa: UNESCO është kundër koncesionit të Butrintit, presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetja demokrate Ina Zhupa, nga oborri i Kuvendit i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese, që në seancën e sotme të vendosë në favor të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Ajo u shpreh se presin drejtësi.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje.

Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, tha ajo.


Shtuar 21.03.2024 10:09