Ina Zhupa: Rama po shkatërron parkun kombëtar të Divjakës, sot të gjithë bashkë në protestë

Ditën e sotme, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputetja demokrate, Ina Zhupa, u shpreh se Edi Rama, ka vendosur të shkatërrojë edhe parkun e Divjakës.

Ajo tha se Rama po e trajton Shqipërinë, si një plaçkë për oligarkët e tij.

Të lidhura

None found

Zhupa u bëri thirrje qytetarëve që kjo të jetë një arsye më shumë, për të protestuar sot në orën 17:30 përpara kryeministrisë.

Ndër të tjera, në fjalën e saj Zhupa u shpreh: “Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku”.

Deklarata:

“Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.

Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkri për vendin do të shuhet me këtë projekt.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.

Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë që mund ta ndajë në copa për klientët “duke ngrënë qofte te Veranda”!

Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore. Të gjitha bashkë në protestë”, u shpreh Zhupa.


Shtuar më 20.02.2024 12:13

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş