IMT Pogradec aksion në pikën turistike të Drilonit, shemben disa objekte

Nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht.

Sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.

Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe Policia e Shtetit. Bëhet em dije se nuk ka pasur rezistencë nga pronarët pasi ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare.


Shtuar 19.12.2023 10:13