Imami nga Deçani kërkon mbylljen e Big Brother dhe Për’puthen: Degjenerim për rininë

Trekëndëshi “Bora-Donald-Beatrix” kanë qenë në qendër të bisedave ditët e fundit. Kjo histori ka marrë përmasa të mëdha saqë ka arritur deri te imami nga Deçani, Naser Tolaj.

Sipas tij, programe si Big Brother, Për’puthen, It’s My Love, etj duhet të mbyllen pasi janë një dëgjenerim për shoqërinë.

“Krim nuk është vetëm që të vrasësh njerëz me armë, krim është edhe të mundohesh që tua shkatërrosh (degjenerosh) rininë. Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se çfarë informimi dhe çfarë edukimi po i shërbehet shoqërise tonë nëpër media. Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, thotë ai./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 08:49