Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të votave të diasporës.
Celibashi deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga kamerat 24/7.
Gjithashtu, Celibashi tha se nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara.
Është me rëndësi ta theksoj, të gjitha partitë politike e dinë këtë, që procesi i përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik, dorëzimi i dokumentacionit tek operatori i shërbimit postar, është një proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë.
Kjo vlen edhe për rastin e kthimit të dokumentacionit zgjedhor nga DHL tek KQZ. Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organizatave të shoqërisë civile. Ka qenë 24.7 i monitoruar nga kamerat.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të votave të diasporës. Celibashi deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga kamerat 24/7.
Celibashi tha se nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara.