Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza të ashpra mbi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por edhe mbi gjithë qeverinë Rama.
Meta u shpreh se qeveria në Kongresin e sotëm u përpoq ti paraqiste dështimet si suksese dhe Veliaj flet vetëm ato që i thonë.
Deklaratat Meta i bëri gjatë konferencës për shtyp që po zhvillon aktualisht, pasi emri i tij u lakua në Kongresin e PS-së gjatë ditës së sotme.
“Zogu i Tiranës nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë.
Zogu i Tiranës bëri përgjegjës presidentin për gjithë të këqijat që Rilindja i ka bërë qytetarëve shqiptarë.
Të gjitha ato që presidenti ka thënë një vit më parë janë faktuar, që nga aferat e inceneratorëve dhe deri te mosfunksionimi i drejtësisë.
Ne shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër dhe kjo tentohet të paraqitet si një sukses i madh i Reformës në drejtësi, ndërkohë që koka e organizatës mafioze mbledh Kongresin”, ka deklaruar Meta./albeu.com/