Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi (VIDEO)

Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar. Së fundmi, Meta ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

 

 

@ilirmetazyrtarKur Lugina e Valbonës ndizet flakë🔥 nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”♬ original sound – Ilir Meta


Një ditë pas “festës”, ish-presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.

@ilirmetazyrtarMirëmëngjes nga Valbona, zemra e Alpeve tona! ❤️⛰️🇦🇱 Malet tona më të larta! Ujrat tona më të kaltra!♬ original sound – Ilir Meta


Shtuar 4.09.2024 12:14