Ilir Meta në burg, djali i tij merr CD e seancës gjyqësore

Djali i Ilir Metës ka marrë CD e seancës gjyqësore. Raportohet se djali i ish-presidentit, u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës, në të cilën u mbajt me dyer të mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë.

Ish-presidenti u arrestua të hënë, pranë një qendre tregtare në Tiranë, më urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.


Shtuar 25.10.2024 15:08