Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo, u ndal në një sërë çështjesh politike, me në fokus zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndër të tjera, Meta u pyet nëse synon të jetë kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por në përgjigje tha se objektivi i tij madhor në këtë moment janë zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk është ky shqetësimi im. Mezi po pres 14 majin në mbrëmje që të marrë fund ky regjim monist në pushtetin vendor, shpërdorues abuzues, antikushtetues. Në një plan më afatgjatë unë pres me padurim ditën kur shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e referendumit. Ky është objektivi madhor, pastaj çështjet e tjera janë në respekt të votës. Ato janë detyra. Objektivi im si politikan nuk është të bëhem diçka që kam qenë, por të rindërtoj nga e para në mënyrë të shëndetshme për të garantuar demokracinë”, tha Meta.