Ilir Meta: Koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë, do ta shkundim nga themelet, t’i japim fund arrogancës në opozitë

Ish-presidenti Ilir Meta, është shprehur se ka ardhur koha për të rithemeluar Partinë e Lirisë, “për t’u shkundur dhe riorganizuar nga themelet”.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Meta deklaroi se duhet t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë, arrogancës së papranueshme në opozitë.

Të lidhura

None found

“Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, tha ai.


Shtuar 12.04.2024 14:40