Ilir Meta kërkoi lirimin, Apeli i GJKKO shtyn seancën, avokati kërkoi përjashtim të gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja.

Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani, ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, ç`ka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm.

Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.


Shtuar 11.11.2025 11:09