Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se Partia ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 mln shqiptarëve.
Meta thotë se vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa qeveria ka rritur borxhin publik.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ai thekson se kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve.
Ndër të tjera, presidenti i PL, u ndal edhe te 5 prioritetet, nga ndalimi i shpopullimit te rritja e pensioneve dh e pagave.
“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi ë arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist.
Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni.
Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve. 50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dh e infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë.
Të dyfishojmë pensionet për ta rritur mbi nivelin e rajonit, të ulë nivelin e varfërisë dhe të zhdukë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme”, tha Meta.
