Ilir Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Qendër Votimi në Tiranë

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi se ka firmosur urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun Tiranë, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe qëndresës përballë presioneve të shtetit.

Postimi:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.

 


Shtuar 20.05.2025 19:12