Ilir Alimehmeti: Askush nuk fiton dot përballë Berishës në PD, Salianji? E njoh për demokrat

Mesditën e sotme, Ilir Alimehmeti ishte në studion e News24, teksa foli edhe mbi proceset zgjedhore që pritet të ndodhin brenda Partisë Demokratike, me zgjedhjet për kreun e kësaj force politike në 23 maj.

Alimehmeti thekson se askush në PD, nuk mund të fitojë dot përballë kreut aktual Sali Berishës.

Sipas tij, jo çdokush duhet të futet në garë për kreun e PD-së, por duhet të ketë një filtër.

Sa i përket Salianjit, Alimehmeti thotë se e njeh për demokrat, pra që nuk është përjashtuar apo vetëpërjashtuar nga partia.

Alimehmeti: Jo çdo lloj kandidature mund të futet në garë. Nevojitet një filtër fillestar, ka një komision përkatës besoj do ngrihet. Nuk mund të merren kandidaturat nga rrjetet sociale. Në hap të parë askush që plotëson kriteret minimale nuk ka arsye të pengohet. Askush prej tyre nuk fiton përballë Sali Berishës.

Prandaj diskutohen dhe statutet. Përveç faktit që gjithkush duhet të kandidojë, i përkas rrymës që pluralizmi çon përpara vendin. Brenda ligjit dhe kushtetutës. Mendimi tjetër që nëse do kishte garë vështirë të shoh se nëse dikush mund Berishën. Nëse nuk mund Berishën brenda PD-së si do mundë Ramën më pas?!

Mbështes PD dhe gjithë anëtarët. Qëndroj te drejtësia, mendoj se drejtësia qëndron më shumë në kahun e opozitës. Unë e njoh Salianjin për demokrat. Askush nuk bashkohet me gjithë lëvijzet edhe të vëllait të vet. Shohim emëruesin e përbashkët. Kemi një problem madhor, shtet të kapur dhe regjim. Ndërkohë që flasim këtu ai vazhdon vjedh dhe flasim për vogëlsira në forcën tonë politike.


Shtuar 24.03.2026 15:17