”Ilaçet si mall luksi”/ Qëndresa Qytetare: Barnat që nuk mbulohen nga sigurimet “mollë e ndaluar” për 33% të shqiptarëve

Reagimi i Qëndresës Qytetare:

Skandali i Bandës Onkologjikut që po vijon të trondisë shqiptarët faktoi edhe mungesën e ilaçeve jetike për pacientët e prekur nga sëmundjet e rënda që gjendeshim vetëm në tregun e zi, teksa mesa duket problematikat me barnat nuk kanë fund.

Një studim i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal del në përfundimin se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të qytetarëve që hasin vështirësi për blerjen e ilaçeve dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shoqërore.

Nga një anketim nga të gjithë territorin rezultoi se 33% e të anketuarëve u shprehën se familja e tyre ishte përballur me vështirësi për të blerë ilaçe që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve.

Kjo është përqindja më e lartë në rajonin e Ballkanit dhe më të prekurit nga ly fenomen janë pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Qëndresa Qytetare vlerëson se Ministria e Shëndetësisë duhet të reduktojë fondet për PPP që po shkakzojnë gjakderdhje financiare në buxhetin e shtetit dhe të shtojnë fondet për ilaçet në spitalet publike, që farmacitë private të mos jenë alternativa e vetme e qytetarit.

Qëndresa Qytetare vlerëson se duhen shtuar kontrollet për cilësinë e ilaçeve dhe monitorimet ndaj farmacive që janë kthyer në depo të ilaçeve kontrabandë.

Qytetarët shqiptar nuk ka asnjë arsye që barnat ti blejnë si mall luksi.


Shtuar 25.09.2024 16:38