Një grua ka denoncuar në komisariatin e Lushnjës, zhdukjen e vajzës së saj 35-vjeçare.
Sipas 69-vjeçares, e reja është larguar nga banesa që prej datës 17. Policia ka nisur punën për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares”, njofton policia.