Ikin reshjet, rikthehen kthjellimet, zbuloni si do të jetë moti sot

Shqipëria do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cila do të sjelli në pjesën e parë të ditës kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në zonat malorë. Por edhe në pjesën e dytë të ditës priten vranësira në intervale të shkurtra kohore të theksohen, por nuk do të ketë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë celsius deri në 18 gradë celsius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në republikën e Kosovës, duke bërë që herë pas herë të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta e të izoluara. Orët e pasdites spostojnë vranësirat drejt zonave lindore duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta, të cilat do sjellin reshje të pakta në zonat perëndimore të MV mbizotërojnë gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave duke bërë që moti i qëndrueshëm të jetë mbizotërues në vend. Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/

/albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 07:15