“Ikballe kujdes mikrofonin” – Ikballe Huduti futet brenda në shtëpi?

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 u surprizuan gjatë qëndrimit në oborr të shtëpisë, kur në një moment u bë një reagim nga ‘Vëllai i Madh’.

“Ikballe, kujdes mikrofonin”, dëgjohet duke thënë.

Ky moment shkaktoi reagime të menjëhershme tek banorët, të cilët filluan të thirrin emrin e saj me kureshtje dhe emocion.
Huduti ishte planifikuar të hynte në shtëpi javën e kaluar, në fillim të edicionit të katërt të spektaklit, por u tërhoq për shkak të gjendjes së shëndetit të bashkëshortit të saj.

Në rrjetet sociale, fansat kanë filluar të shpërndajnë spekulime, duke shprehur dëshirën për ta parë Ikballen brenda shtëpisë së famshme.

Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të mbajë publikun të angazhuar me momente surprize dhe kthesa të papritura, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ikballe do të rikthehet sonte.

E sa i përket javës së parë, ka pasur dinamika të shumta nga banorët.


Shtuar 24.11.2025 17:52

Tags: ,