“Ik o legen”, Çollaku për sherrin Noka- Alibeaj: Socialistët talleshin në sallë me deputetët e PD-së

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc, Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament.

Konomi: Situata në PD nga seanca në seancë po degradon në sherre personale?

Çollaku: Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen me njëri-tjetrin dhe në krahun tjetër shihje socialistët në sallë që talleshin. A ka mundësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Unë mendoj se e kemi detyrim për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Kemi bërë dhe tentativa ku e fundi ishte zgjedhja e një kandidati të përbashkët, por dështuam, pasi dominuan interesat politike. Ajo që prishi marrëveshjen ishte fjalia: Hajde njihni statutin tim. Sa i përket këtyre skenave janë degraduese më vjen keq që marr pjesë në një seancë të tillë, më duket si një formë për të shpallur armik njëri-tjetrin.


Shtuar 21.12.2022 19:38