Iftari bashkon dy kandidtatë e Shkodrës, mesazhi që dhanë pas shtrëngimit të duarve

Dy kandidatët për Bashkinë e Shkodrës, ai i PS Benet Beci dhe ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, kanë lënë mënjanë garën dhe janë bërë bashkë një natë më parë, pasi ishin të ftuar në një darkë iftari e organizuar nga shoqata Istanbul.

Beci dhe Spahia nuk kanë nguruar t’i japin dorën njëri-tjetrit pavarësisht garës së fortë mes tyre për Bashkinë e Shkodrës.

Shtrëngimi i duarve është një mesazh i fortë që dy kandidatët japin jo vetëm për qytetarët e Shkodrës por për gjithë Shqipërinë, që në këtë muaj të shenjtë e të beuar, të paqes dhe begatisë, dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin prevalon mbi çdo garë politike apo interesa të tjera.

“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.


Shtuar 19.04.2023 13:35