Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI)

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa fliste për emisionin “Breaking”, ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Hoxha tha se një nga dhunuesit është Skerdilajd Xhindi, teksa personi i dytë ende nuk është identifikuar.

Ata janë ende në kërkim dhe policia po vijon hetimet.

Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes avokatit dhe dhunuesve ka nisur për një vend parkimi.

“Skerdilajd Xhindi është një nga personat që ka dhunuar avokatin. Personi i dytë ende nuk është identifikuar edhe pse janë këqyrur kamerat e sigurisë. Xhindi është ende në kërkim.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të parkimit, megjithatë, nuk përjashtohen as mundësi të tjera që mund të kenë lidhje me detyrën e Cakranit. Avokati është goditur me doreza hekuri në pjesën e kokës”,– u shpreh gazetarja.


Shtuar 9.02.2026 10:50