Prokuroria e Vlorës, ka nisur procedimin penal ndaj autorit të aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, ku mbetën të plagosur 4 persona.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se procedimi penal nisi për shtetasin F. B., 22-vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20-vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20-vjeç, dhe D. K., 21-vjeç.
Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin “Audi”:
Emrat:
Fadil Bodo, 22 vjeç – politrauma, shoqërohet në S.O.U. Vlorë
Gabriel Lazemetaj, 20-vjeç – politrauma, shoqërohet në S.O.U. Vlorë
Flavio Qepi, 20-vjeç, pasagjer në “Audi” – politrauma, shoqërohet në S.O.U.
Aldo Kushta, 22-vjeç, pasagjer në “Audi” – politrauma, në gjendje të rëndë, dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.