Ish-fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti, ka qenë njëri nga personazhet që i zgjati dorën Gjestit për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 4.
Ai inicoi idenë dhe asokohe tregoi prapaskenat e transferimit se si ndodhi e gjithë ngjarja.
E tani ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas mesazheve që ka marrë, në lidhje me të.
I njëjti thotë se e ka mbështetur vazhdimisht, deri te të brendshmet që i dërgoi në atë format, por që pas daljes iu kthye mbrapsht.
Anaidi thekson tutje se nuk e ka telefonuar akoma për t’i thënë një faleminderit për gjithë mundin që ka bërë për të.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Më kanë ardhur disa mesazhe me demek i kam rënë kingut. Kingun e kam mbështetur 120 ditë në Shqipëri, e kam marrë të nesërmen në hotel ku kur e nxorën nga BB VIP Kosova e kam sjell për dy orë në Prime në Top Channel, kam kontribuar më shumë se kushdo që ka kingu afër për fitoren e tij (social media, top, influencë online që s’jau them dot këtu, këtë mund t’jua provojë dhe stafi i kingut) deri te rrobat e finales që i ka pasur vesh kingu dhe babai i kingut dhe brekët ia kam çuar kingut në shtëpi kur s’ka pasur me vesh e bërtiste nga kamerat më sillni rroba se s’kam! I gjeta t’u ngrënë duhan i çova ku s’kishin me hyp kurrë.
S’kam me të harru kurrë më tha kingu kur doli. Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma me më thënë faleminderit vëlla se e ke bërë maksimumin pa më njohur fare.
Menaxheri i kingut ka ndenjur dy muaj me mua në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka ndenjur me Anaidin a e kam lënë me e fut dorën ndonjëherë në xhep.
A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, apo i kam bërë ndonjë gjë pas shpine”.