Pas lajmit të kobshëm që mori për djalin e tij i cili u ekzekutua në Babicë të Vlorës, babai i Xhuljano Bullarit ka zbuluar lëvizjet e fundit të viktimës.
Babai i Xhuljano Bullarit, është shprehur se djali i tij ishte larguar nga banesa vetëm për të pirë kafe.
Ai ka treguar për mediat, se i riu u largua nga banesa në Babrru, në Tiranë, rreth orës 18.00 apo 19.00 të pasdites së të premtes, si zakonisht për të pirë kafe.
Ndërsa theksoi se nuk dinin që ai të kishte konflikte dhe se i riu priste të shkonte te i vëllai në Gjermani dhe se me Vlorën nuk e lidhte asgjë.
Ngjarja:
Xhuljano Bullari u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në makinën “Fiat Punto” në Babicë të Vlorës.
Dyshimet janë se ai është qëlluar nga personi që ishte pasagjer në mjet.
Ndërkohë është zbuluar se mjeti ishte në pronësi të një vajze.
Policia ende po vijon për të zbuluar se kush janë autorët e vrasjes së 25-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/