Ia vodhi shoqes kartën e identitetit dhe e “zhyti” në borxhe, shpallet në kërkim 19-vjeçari nga Elbasanit

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit ka marrë kredi duke përdorur kartën e identitetit të një bashkëmoshatareje të tij.

Blutë e Elbasanit bëjë me dije se ditën e sotme është regjistruar denoncimi për shtetasin A.D., ku kanë nisur edhe hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpallën në kërkim shtetasin A. D., 19 vjeç, pasi ka kallëzuar një bashkëmoshatare e tij, se ka marrë kredi me kartën e identitetit që i ka marrë pa dijeninë e saj. Punohet për kapjen e shtetasit A. D., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Dosja hetimore për rastin i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, teksa pritet të verifikohet edhe mënyra se si është lëshuar kredia për adoleshentin pa qenë vetë prezent personi që posedonte kartën e identitetit dhe shuma për të cilën ka aplikuar i dyshuari.


Shtuar 8.07.2025 16:18