I zuri vendin Mark Markut pas dorëheqjes, deputetes së PD i “nxjerrin të palarat” në KQZ: Rrezikon mandatin!

Doreheqja e Mark Markut nga mandati i fituar në qarkun e Lezhës për PD solli në Kuvend, ish-deputeten e LSI tashmë nën siglën e PD, Elda Hoti.

Por sot, në KQZ është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti.

Ankesa lidhet me fshehjen e ndërrimit të emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti. Dokumentet të cilat mbajnë datën 13.10.2021 i janë dorëzuar në adresë të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit si dhe u janë dorëzuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, drejtuesit të SPAK, Arben Krajës si edhe ambasadoreve të SHBA, Yuri Kim dhe Luigi Sorecës.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në ankimin e dorëzuar në KQZ, të firmosur nga Llesh Nikolli, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.10.2021 14:04