I zhdukur që kur u shpall udhëheqës i ri suprem i Iranit, Washington Post: Mojtaba Khamenei është i plagosur dhe i izoluar, nuk reagon

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , është “ i plagosur, i izoluar dhe nuk reagon ndaj mesazheve që i përcillen”, thanë për Washington Post zyrtarë të sigurisë amerikane dhe izraelite.

Sipas zyrtarëve izraelitë, Trupat e Gardës Revolucionare dhe disa klerikë, kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Iranin.

Ndërkohë media amerikane e lajmeve Axios, raportoi të shtunën (21 mars) se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi izraelit dhe agjenci të tjera të inteligjencës po punojnë për të gjetur Khamenein, i cili është zhdukur që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij.


Shtuar 23.03.2026 11:21