I vuri zjarr parcelës me ullinj dhe pemë frutore, vihet në pranga 50-vjeçari nga Shijaku

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi i kishte vënë zjarr një parcele me ullinj dhe disa pemë futore. Bëhet me dije se shtetasi S.L., banues në fshatin Koxhas-Fushë në Shijak është arrestuar pranë parcelës, ku zjarri ishte ende aktiv.

Mësohet se shtetasit D.G., i janë djegur 2 dynym tokë dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Shijak

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Shtuar 10.07.2025 16:58