I vuri flakën makinës në Korçë, por u dogj dhe vetë, publikohen pamjet, autori i pamaskuar (VIDEO)

Një makinë u dogj gjatë natës në Korçë për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Makina ishte e parkuar në momentin kur i është vënë zjarri, ndërsa autori nuk ka përdorur maskë.

Në pamje ai duket duke i hedhur mjetit benzinë e më pas duke i vënë flakën, por është djegur edhe vetë.

Policia dyshon se ai mund të jetë paraqitur në spital për mjekim të plagëve, teksa po punohet për ta identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 


Shtuar 6.04.2023 11:08