I vuri flakën bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci, zbardhen detaje nga ngjarja në Korçë

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë, ku shtetasi Bledar Trëndafili, tentoi të digjte bashkëshorten e tij me benzinë.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili, i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj.

Mësohet se pasi janë takuar janë ulur në shkallët e një banese private, ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili, e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili, ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur një grua 65-vjeçare, e cila jo vetem ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, por dhe ka mjekuar me barna  rrethanore shtëpie.

Më pas, e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën dhe policinë

Burime thanë se Bledar Trëndafili, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur ta arrestojë atë.

Të njëjtat burime thanë se Bledar Trëndafili, e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qira, për t’i kërkuar të heqë dorë nga divorci.


Shtuar 1.09.2024 09:26