Orët e para të ditës së sotme, banesës së Sokol Shpendit në Shodër i është vënë një sasi tritoli.
Nga shpërthimi i tritoli mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që në banesë ndodhej familja e Shpendit.
Sasia e eksplozivit është vendosur në derën hyrëse ndërsa shtëpia ndodhet disa metra më tutje dhe nuk ka pësuar dëme kjo edhe për shkak se sasia e lëndës plasëse sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë e vogël.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë duke nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të ndodhur. Sipas burimeve, Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër.
Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera.
Është e paqartë se kush mund të jenë autorët që vendosën tritolin në banesën e Sokol Shpendit, ndërsa policia është duke hetuar për t’i identifikuar dhe më pas arrestimin e tij.
Shpendi mësohet se në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje. Këto raste me shpërthim eksplozivi janë shtuar vitet e fundit në qytetin e Shkodrës.
Shpesh herë kanë rezultuar ngjarje të vërteta ndërsa nuk janë të pakta rastet kur personat e përfshirë i kanë vendosur vetë me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të kërkuar azil politik. Disa prej këtyre rasteve policia e Shkodrës i ka në hetim e sipër për mashtrim.