I vunë flakën stallës së bagëtive për hakmarrje, autorët rrahin dhe kërcënojnë policët në Vaun e Dejës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Fshat i Ri në Vaun  e Dejës.

Dy persona  dyshohet se i vunë flakën një stalle me bagëti me qëllim hakmarrjen.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pa marrjes së informacionit dhe sipas dëshmisë së pronares së magazinës së djegur autorë të ngjarjes ishin Afrim Sadik dhe Gëzim Prendi.

Pasi u vunë në ndjekje të tyre, blutë e Shkodrës arritën të lokalizonin dy autorët e dyshuar në fshatin Rranxa.

Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadik dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar.

/Albeu.com/