Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet për vjedhje.
Blutë bëjnë me dije se A. Ll., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/albeu.com