Gjatë natës i është vënë tritol dresë së një magazine me vegla muzikore në Kamëz, e marrë me qira nga Besmir Lala. Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni.
Njoftimi:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com