Opozita organizoi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës ku u kërkua dorëheqja e kreut të bashkisë Erion Veliaj sipas tyre përgjegjës për vjedhjet me inceneratorin dhe me 5D e drejtorëve të bashkisë.
Dorjan Teliti: Sot për herë të dytë se ka ndodhur edhe para tre muajsh, policia e pushtetit provokon qytetarët, provokon protestuesit, për ti futur këta në konflikt civil me qytetarët e Tiranës.
Nuk kanë faj protestuesit, nuk kanë faj as shoferët e makinave.
Faji është vetëm i juaji, i policëve dhe drejtuesve të Tiranës dhe i shefit të grupit të punës që menaxhon protestën, i cili nuk ka mbyllur rrugën që prej orës 11.00.
Kush e dha urdhrin që të futeshin qytetarët në konflikt. Jeni policia e pushtetit dhe për këtë gjë do të mbani përgjegjësi ligjore.
Pasi ne jemi protestues paqësore siç e kemi bërë edhe 37 herët e kaluara. Te keni turp.
Ne nuk do kemi konflikt me qytetarët. I vetmi konflikt që kemi ne është, konflikti me Erion Veliajn, konflikti me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
Pasi qytetarët janë njerëzit tanë. Dhe të vetëm makineri që ne kemi kundra, jo policinë e shtetit, por policinë e pushtetit.
Dhe ju sot vërtetuat për të disatën herë që nuk doni të ja dini për kushtetutë, s’doni të ja dini për ligj, por doni të ja dini vetëm për urdhra të paligjshme.
Ne transparencën do ta bëjmë. Dhe të mos mendojë askush që do ta na bllokojë protestën tonë të ligjshme për miliardat e vjedhura, për abuzimet që kryhen. Sot mjaft mbrojtët kriminelët, mjaft mbrojtët hajdutët.