Nikolla Prendi nuk është një emër i panjohur për ekranin. Djali 9-vjeçar ka rënë në sy me aftësitë e tij interpretuese në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” kur ishte vetëm 4 vjeç. Aty nxori në pah talentin dhe zgjuarsinë e tij. 9-vjeçari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku sapo hyri në studio interpretoi vargjet e poezisë së famshme të At Zef Pllumit “Andrra ime”.
I veshur me flamurin e Ukrainës, 9-vjeçari nga Lezha tha se zgjodhi këtë poezi për t’u solidarizuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin ditët e fundit në Ukrainë. “E kam mësuar vetë, nuk është se kam nevojë për ta lexuar shumë. Dy herë maksimumi, fle gjumë dhe kur zgjohem e kam mësuar.”, tha ai. Vogëlushi po spikat dhe në kinematografi. Ka luajtur në dy filma bashkë me figura të njohura në ekranit shqiptar.
Të lidhura
None found
“E dij se n’tokë ka dimna e prandverë,
e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë;
e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele,
ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele,
por kët s’e kuptoj:
pse n’tokë sundon dhuna,
forca shtasore
jo mendja, jo puna;
se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend
a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!
S’pat bota njerz t’mendshëm?
pat, po si s’pat!…
Por o kjenë të plakun
o t’vorfen pa fat.
Prandaj un e due at andrrën e mirë:
që njerzit dikur, me hir o pa hir,
do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës,
instinktet shtasore t’mënisë e furtunës,
dhe n’vendin e tyne do t’vehet
Mirsia,
Mendja njerzore,
Zemra e Dashunija!”, ishin vargjet që interpretoi 9-vjeçari./abcnews.al
