I vendosi eksploziv pallatit të biznesmenit në Lezhë, jepet dënimi për autorin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një përson tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëvë, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”. Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli.

Të lidhura

None found

Objekti në ndërtim në pronèsi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.