Vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, policia arreston 27 vjeçarin, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin O. Ç., 27 vjeç, dhe po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, pasi dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë./albeu.com


Shtuar 19.04.2024 16:04