Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi ka qenë më i votuari nga diaspora, pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alihemetit.
Edhe pse nuk siguroi një vend në Kuvend, Murrizi ka ironizuar kolegët e tij në listën e Tiranës, duke i cilësuar delirantë, teksa vijoi duke thënë “mendonin se do ishin fitues meqë kishin bërë foto me shumicë gjate takimeve ne fushatë me diasporën duke harruar qe vota është shpirtërore dhe publike.”
“Ne diaspore ndikimi i bytheceve politike te strukturave apatike qe xhelozonin për takimet e mia jashtë zonës “ doganore” te përcaktuar nga debil e dallkauk te pështirë ishte zero. Ndaj nuk munden te orientonin vote për te përkëdhelurit e “ oborrit” e as jua fishkëlleu asnjë votues qe jeton jashtë Shqipërisë.”
Reagimi i Murrizit:
Nje falenderim dhe mirenjohje pa fund per diasporen e qarkut tiran qe me dhane 834 vota duke u renditur i treti me i votuar ne kete qark nga diaspora nga 37 kandidat qe ishim edhe pse jo pak delirant mendonin se do ishin fitues meqe kishin bere foto me shumic gjate takimeve ne fushat me diasporen duke harruar qe vota eshte shpirtrore dhe publike
Ne diaspore ndikimi i bytheceve politike te strukturave apatike qe xhelozonin per takimet e mia jasht zones “ doganore” te percaktuar nga debil e dallkauk te peshtire ishte zero
Ndaj nuk munden te orientonin vote per te perkedhelurit e “ oborrit” e as jua fishkelleu asnje votues qe jeton jasht shqiperis
I falenderoj me shpirt dhe ju shpreh rrespekte maksimale sepse isha ndoshta i vetmi kandidat qe nuk u bera pjese e shout me foto ne diaspore