Policia Britanike ka vënë në pranga një bandë rrëmbyesish, të cilët kërcënonin dhe torturonin viktimat e tyre, dhe i lironin vetëm në këmbim të parave.
Koka e bandës është 27-vjeçari Fortune Laëson, i cili u dënua me 25 vite burg. Një nga viktimat e bandës së Laëson ishte, Mohamed Saroya, i cili u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Londër në nëntor 2018 pasi u pa me një orë Rolex në dorë në një fotografi të Snapchat dhe u josh për kanabis.
Saroya u terrorizua për tetë orë duke përfshirë edhe goditjen me thikë, me ujë të nxehtë me sheqer të derdhur në bark dhe ije.
“Indipendent” shkruan se ai u detyrua të telefononte anëtarët e familjes për të dhënë paratë dhe Rolexin, dhe pasi rrëmbyesit i morët ato që kërkuan e lanë të lirë Soroyan.
Gjykata dëgjoi se ai u gjet nga kushëriri dhe vëllai i tij në një park makinash afër stacionit hekurudhor Kenton, por ai nuk mundi të hipte në makinë për shkak të lëndimeve të tij “të tmerrshme”. Në dhjetor 2020, Laëson goditi sërish, duke rrëmbyer një tjetër viktimë, këtë herë shqiptarin Ledio Ibrahimi me pretendimin se do pinin kanabis së bashku.
Në vend të kësaj, ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika dhe një “qen sulmues”.
Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të dorëzuar 50,000 £, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje”.
Por sapo kanë dëgjuar sirenat e policisë ata e transferuan Ibrahimin në një godinë tjetër në Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm vazhdoi përpara se të shpëtohej përfundimisht nga policia, të cilët e gjetën atë të lidhur me kabllo në kyçet e dorës dhe duke qarë.
Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e të akuzuarit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë.
Tetë anëtarë të tjerë të bandës – të gjithë të përfshirë në të paktën një nga tre komplotet – u dënuan gjithashtu të premten në të njëjtën gjykatë.
Tetë anëtarë të tjerë të bandës, të gjithë të përfshirë në të paktën një deri në tre herë në rrëmbime dhe komplote u dënuan gjithashtu nga e njëjta gjykatë. Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Laëson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg, shkruan Indipendent.
Gjykata dëgjoi se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.