I shpërtheu bombola e gazit teksa gatuante, plagoset 63-vjeçari në Librazhd

Një 63 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e tij në Librazhd.

I plagosur ka mbetur Safet Qarri, teksa ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte duke gatuar mëngjesin e kësaj të marte.

Ndërkohë për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt Tiranës për mjekim më të spezializuar.

Prej disa vitesh ai kishte shërbyer në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe policinë e shtetit, teksa kishte vite pa punë dhe i përkushtuar aktivitetit privat. /albeu.com


Shtuar 18.04.2023 10:40