Një 20-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës, në vendin e punës. Ndërsa po rregullonte një kamion, ka shpërthyer goma dhe për pasojë është lënduar rëndë. Për shkak të plagëve të marra, i riu ka humbur jetën
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.