Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz, pasi kishte dalë për peshkim.
Sipas policisë 50-vjeçari P.J kishte dalë të peshkonte me lëndë plasëse. Në momentin që ka hedhur lëndën plasëse në lumë, 50-vjeçari është goditur nga forca dhe ka humbur jetën.
Njoftimi:
Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/AlbEu.com/