I shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion, arrestohet punonjësi i IMT në Elbasan

Policia në Elbasan ka arrestuar një punonjës të IMT, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. I dyshuari, shtetasi G.B, 51-vjeç akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

51-vjeçari dyshohet se teksa mbante detyrën si punonjës i IMT në Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

“Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51-vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 26.09.2024 09:57