I shkëputi linjën e ujit të paligjshëm, dhunohet drejtori i ujësjellësit

Drejtori i ujësjellësit në Fushë-Arrëz Anduel Gjinaj është dhunuar.

Mësohet se ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij, nga një person me inicialet M.Q, i cili nuk është shoqëruar ende për në komisariat.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij, ndërkohë që janë duke vijuar hetimet për rastin.

Gjinaj është goditur në hyrje të institucionit që drejton, ndërkohë që ngjarja është parë dhe nga kalimtarë të rastit.


Shtuar 22.06.2021 14:01