Teksa së fundmi është folur shumë mbi shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin, duket se thashethemet po konfirmohen nga një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
Në një dalje të fundit shefi i Kremlinit shihet teksa i dridhen duart në publik.
Kujtojmë se thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qenë të përhapura që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa disa ekspertë pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh.
Disa thonë se ai po lufton me kancerin e gjakut, tiroidet ose barkun, ndërsa të tjerë ekspertë janë të bindur se 69-vjeçari ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme.