I rrethuar nga policë, Ballist Morina shfaqet në “Air Albania” në mbështetje të Shqipërisë

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e sfidës mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, nuk kishte si të mungonte në stadium Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti.

Ballist Morina është një nga tifozët më të zjarrtë të kombëtares shqiptare, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.

Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 201-të që u zhvillua në Francë.


Shtuar 12.10.2023 19:57