I riu u gjet i plagosur në Lezhë, policia jep detaje

Rreth orës 06:05 të mëngjesin e sotëm, një i ri nga Shkodra, është gjetur i dhunuar pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

Sipas uniformave blu, dyshohet se 22-vjeçari, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.


Shtuar 2.07.2024 09:53