Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi ka tentuar të përdhunojë një 37-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga përfundoi shtetasi E.H , pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.