E rëndë në Kosovë/ I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastirc, afër Ferizajt në Kosovë, pasi mbi të ka rënë një lis gjatë kohës që po priste dru.

I ndjeri u dërgua fillimisht në qendrën emergjente, ndërsa më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk mundi të shpëtonte.

Policia e Kosovës, njoftoi se rastin e ka marrë në shqyrtim prokuroria, ndërsa trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas raportit të policisë: “Derisa viktima ishte duke prerë dru në afërsi të oborrit, një lis ra mbi të, duke i shkaktuar lëndime trupore të rënda, që çuan në vdekjen e tij”.


Shtuar 14.09.2025 10:38